‘Djaloshi i horrorit’ transporton të gjithë koloninë e bletëve në krah pasi mban në dorë Mbretëreshën (video-foto)

29/01/2021 16:49

Një djalosh rritës bletësh ka shokuar kalimtaret pasi është filmuar duke transportuar të gjithë koloninë e insekteve në krahun e tij, duke mbajtur mbretëreshën në gusht e duke lejuar që insektet të mbulonin të gjithë gjymtyrin.

Pamjet e publikuara në rrjetet tregonin punonjësin e pazakontë në Republikën Domenikane të ecte i pashqetësuar në trotuar me krahun e tij të mbuluar nga bletët.

Ai shpjegonte në vonë se nuk u pickua nga asnjë prej insekteve pasi ato thjesht po ndiqnin mbretëreshën e tyre që ai mbante në gusht.

Kur kameramani e pyet se përse nuk ka frikë se pickohet prej bletësve, i riu përgjigjet: “Ato e njohin të zotin e tyre”.

Studiuesit thonë se nëse mbretëresha nuk ndjehet e kërcënuar dhe nuk jep sinjale alarmi, e gjithë kolonia e ndjek atë e pashqetësuar.

Prandaj bletët nuk e sulmonin të zotin pasi ndjenin feromonet e lëshuara nga mbretëresha, që tregojnë se ajo nuk po lëndohet.

Feromonet janë një përzierje kimikatesh që lëshohen në mënyrë individuale nga bletët e mjaltit në mjedis ose në koshere, për të shprehur ndryshime të sjelljes apo të psikologjisë së tyre.

Bletët kanë një sistem të komplikuar komunikimi të bazuar në ferominet, teksa të treja kastat e ndara të kolonisë mund të komunikojnë me njëra tjetrën.

Mbretëresha konsiderohet si elementi më i rëndësishëm i kolonisë dhe ndikon në të gjitha sjelljet sociale, të çiftëzimit apo të rregullit në koshere.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel