Cili do të jetë çifti i dytë i Për’puthen sipas Panajotit dhe Almendit

29/01/2021 16:06

Panajoti dhe Almendi u eleminuan nga Për’puthen këtë javë, pasi vajzat votuan se nuk do të dilnin më me ta.

Të ftuar në “Shqipëria live”, dy ish-konkurentët japin mendimet e tyre për konkurentët e mbetur në program. Ata janë të një mendimi kur thonë se nuk do të krijohet asnjë çift tjetër.

Sipas Almendit, po nuk pati puthje nuk mund të bëjmë dallimin se kemi një çift. Kështu ai ve në dyshim edhe marrëdhënien e Teas me Andin. Ndërsa, Panajoti mendon se puthja nuk është e rëndësishme, “kur ka shkëlqim sysh midis tyre. Sytë e Andit dhe Teas shkëlqejnë për njëri-tjetrin”.

Ish-konkurentët ngritën akuza se disa prej pjesëmarrësve në Për;puthen nuk janë të vërtetë, por pa përmendur emra konkretë. “Ka njerëz të mirë dhe të këqinj aty brenda. Ata që janë të këqinj e pranojnë dhe vetë. . Kam pasur shumë njerëz që janë mërzitur nga largimi, sepse kishte të tjerëv që mund të iknin”, thotë Panajoti.

Ndërsa Almendi akuzon disa konkurentë se po eksperimentojnë për të qenë në qendër të vëmendjes. “Unë kisha dy pëlqimet e mia dhe nuk bëra si të tjerët që vazhdonin të pëlqenin të tjerë, në fillim 2, 3, 7… si mund të pëlqesh direkt kaq shumë persona. Kjo nuk ndodh në jetën reale”.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA