Balla: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, themelore për një demokraci të shëndoshë

29/01/2021 12:04

Numri dy i PS në konferencën “Kostot e Demokracisë” Taulant Balla tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritet.

Zhvillimi i zgjedhjeve kusht i panegociueshëm shtoi ai.

Balla: Vë re një prirje jo të të gjithë aktorëve në respekt për të parandaluar përhapjen e epidemisë. Ne shprehim, kontributin për proces zgjedhor të ndershëm. Marrim angazhimin për zbatimin e kuadrit ligjor. Marrëveshja e 5 qershorit është fryt i parimit të bashkëpunimit.

Reforma aktuale nuk është ajo që qytetarët do kishin pritur por është hap i rëndësishme për zgjedhje demokratike në 25 prill dhe me këtë shprehim përpjekjet tona për një proces sa më të drejtë dhe transparentë. E rëndësishme dhe transparenca e financave të fushatës zgjedhore.
Dua të theksoj dy elementë: Angazhimi i shprehur për të depolitizuar komisionet zgjedhore, është një hap i kërkuar gjithmonë dhe në mënyrë të posaçme nga ODHir. Ne dështuam ta bëjmë deri më tani por kemi besim që do bëhet më tej .

E dyta, transparenca e plotë financiare e cdo partie dhe kandidati. Rregullat e rrepta për fushatën do na japin një proces më të mirë .

Në kushtet e reja nga reforma zgjedhore kemi bazë më të shëndetshme për zgjedhje me cilësi të lartë. ne partitë do ia dalim të organizojmë zgjedhje me standarde , të lira dhe pjesën tjetër të rekomandimeve të Odhir do ia dalim t’i adresojmë në shtator në kuvend.
Përsëris dhe kërkesën për të angazhuar procedurat për votimin e shtetasve jashtë.

Top Channel