Gigi Hadid është kthyer në punë pasi solli në jetë vajzën e saj Khai dhe ndau foto, ku duket shume elegante.

Gigi Hadid është me kohë të plotë përsëri, vetëm katër muaj pasi solli në jetë vajzën e saj  të quajtur Khai. Supermodelja shkroi në Instagram më 28 janar për të ndarë dy selfie të reja, në të cilat ajo befasoi ndjekësit me bluzën e shkurtër ku theksohet beli i hollë. E veshur thjesht, me flokë të çrregullt, supermodelja thotë se është gati për projekte të reja.

Komentet ishin të shumta dhe fansat komplimentuan Gigin.

Katër muaj më parë, Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik lajmëruan lindjen e fëmijës së tyre të parë. Ish pjesëtari i One Direction ishte i pari që dha lajmin më 23 shtator, duke ndarë një imazh bardh e zi të vajzës së porsalindur që mbante në krahë. “Vajza jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur… të them me fjalë se si po ndihem tani do të ishte një e pamundur. Mirënjohës për jetën që do të kemi së bashku x”, shkroi ai.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA