Drejtoresha e re e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve parashikoi të mërkurën se numri i të vdekurve nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara do ta kalojë shifrën 500,000 deri më 20 Shkurt.
Rochelle Walensky tha gjatë konferencës së parë zyrtare për shtyp se brenda tre javëve të ardhshme, numri i të vdekurve në SHBA mund të arrijë diku midis 479,000 dhe 514,000. Presidenti Joe Biden ka premtuar të njoftojë rregullisht fakte të bazuara tek shkenca për një publik gjithnjë e më të irrituar nga ritmi i ngadaltë i shpërndarjes së vaksinave.
Parashikimi i zonjës Walensky për vdekjet nga koronavirusi vjen ndërsa drejtori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19 Jeff Zients tha se Departamenti i Shëndetësisë po punon për të vënë në dispozicion më shumë profesionistë të shëndetit për të administruar vaksinimet.
Zoti Zients tha se qeveria do të autorizojë mjekë dhe infermierë në pension për të administruar vaksinat dhe se profesionistët e liçencuar në një shtet do të lejohen të administrojnë vaksina në shtetet e tjera.
Top Channel