Aktori Elliot Page dhe koreografja Emma Portner kanë vendosur të divorcohen pas 3 vitesh martesë.

“Pas shumë mendimesh dhe bisedave të kujdesshme, ne kemi marrë vendimin e vështirë për tu divorcuar pas ndarjes tonë në verën e kaluar. Ne kemi shumë respekt për njëra-tjetrën dhe mbetemi shoqe të mira”, tha çifti kanadez në një njoftim.

Page, 33-vjeçari i nominuar për çmim Oscar, deklaroi se është transgjinore në vitin 2020. Vendimi i tij u prit mirë nga shumë fansa dhe aktorë të tjerë.

Page, e njohur më parë si Ellen Page, tha se atë kohë nuk arrinte të shprehte se si ndihej derisa mësoi të dashuronte veten dhe ta pranonte për atë që ishte. Edhe Portner, 26 vjeçe, e mbështeti gjithmonë vendimin e Page për tu kthyer në mashkull.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA