U gjet i vdekur pranë motoskafit, letra e gruas zbulon detaje për ish ministrin grek

27/01/2021 11:42

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e ish ministrit grek Sifis Valiraqi, i cili u gjet i vdekur pranë motoskafit prej rojes bregdetare greke në afërsi të Eretrias, 40 km në veri të Athinës.

Në një letër drejtuar Ministrit të Transportit, bashkëshortja e tij, Mina Valiraqi shprehet se “njerëzit në komunitetin e vogël të Eretria mund t’i paraqesin autoritetit lokal prova të përfshirjes së një anijeje peshkimi profesionale”, që do të thotë se është një provë e fortë.

Sipas saj, varkat tregtare në atë zonë janë të pakta, ndaj është i dyshimtë fakti që ishin në det në momentin e incidentit.

Letra e bashkëshortes së ish ministrit grek përfundon: “Ne ju nxisim të veproni menjëherë në mënyrë që hetimet të shpejtohen dhe të mos mbizotërojë fshehja e fakteve”. Mediat greke bëjnë me dije se ka pasur dy anije profesioniste peshkimi pranë ish ministrit dhe mund të ketë pasur një debat mes tij dhe një peshkatari profesionist.

Sipas ekzaminuesit mjekësor, vdekja e Sifi Valiraqi ndodhi nga dëmtimet më të rënda të kokës të shkaktuara nga një pajisje që sjell mpiksje të gjakut dhe prerje, por pritet të provohet nëse është helikë e anijes së tij apo një tjetër.

Sifis Valiraqi ishte politikan tepër i njohur i së majtës Greke.

Ai kishte aktivitet të fortë politik kundër juntës ushtarake të kolonelëve.  Valiraqi ishte në listën e personave të cilësuar si tepër i rrezikshëm prej diktaturës Helene.

Ai u burgos disa herë.  Valiraqi mundi të arratiset nga burgu në Greqi, por u kap gjatë tentativës së tij për të kaluar në jugosllavi në vitin 1971.

Po atë vit u burgos sërish në Korfuz, nga ku mundi të arratiset dhe të kalojë me not në Shqipërinë komuniste,ku kërkoi azil politik.Fillimisht i akuzua prej sigurimit si agjent grek dhe u dënua me 3 vjet punë të detyruar në fier,por në vazhdim u lirua prej qeverisë së Enver Hoxhës falë ndërhyrjes së komunistëve maoistë të kinës,të cilët ndërmjetësuan lirimin e tij.

Vitet e Valiraqit në Shqipëri ishin të qeta,dhe me rënien e juntës,u rikthye sërish në Greqi.

Ai mbajti marrëdhënie të ngushta me Shqipërinë dhe miqtë e tij në Shqipëri.

Top Channel