“Zoti është femër” ka titulluar Klea foton më të birin, veshur me të një fustan sensual të bardhë dhe duket se vërteton titullin e vendosur.

Që pas lajmit se Klea Huta dhe Elgit Doda presin fëmijë, fansat kanë shfaqur shumë interes për të ditur më shumë. Dhe në fakt vazhdimisht këngëtarja ka surprizuar me postime nga shtatzënia dhe më pas të djalit të saj, Krid.

Me një look natyral, me fustan të bardhë të gjatë, Klea pozon me të birin, duke e mbajtur në krahë dhe duke i dhënë gji. Me këto foto, nëna e Krid tregon fuqinë e të qenurit nënë.

Megjithatë, nuk mungojnë as fotot vetëm të Kleas, me një fustan blu elegant, shoqëruar me sfond resh, ku 27-vjeçarja duket si perëndeshë mbi re.

Pas postimit të fotove, fansat kanë nxituar drejt profilit të Kleas në Instagram dhe ka marrë shumë pëlqime. Vetë këngëtarja e ka treguar, nëpërmjet grafikës së Instagram, ku tregon rritje të lartë të vitizorëve gjatë ditës, sot.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA