Princ William dhe Kate reagojnë mes rikthimit të skandalit të Princ Andrew
Dy muaj pas vdekjes së legjendës Diego Maradona, ka ende shumë mistere që mbeten të pazgjidhura.
Lufta për trashëgiminë e tij po bëhet midis ish-gruas Claudia Villafane, fëmijëve të tij – Dalma, Giannina, Diego, Jana dhe Diego Fernando – dhe atyre që po luftojnë për t’u njohur si anëtarë të familjes.
Maradona la testament dhe vlera monetare për pasuritë e tij të patundshme në të gjithë botën është jashtëzakonisht e vështirë për t’u llogaritur. Pasuritë janë të ndryshme, që nga foristrada Hunta Overcomer, unaza me diamant që iu dha gjatë kohës së tij si president i Dynamo Brest deri tek automjeti luksoz Rolls Royce Ghost.
Deri tani pasuritë e Maradonës vlerësohen rreth 75 milion dollarë.
Mister i madh që mbetet ende i pazgjidhur, janë kasafortat e tij në Dubai, të cilat ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nuk janë hapur për të mësuar se cfarë fshihet brenda.
“Këto janë gjëra Diego i mbante dhe nuk ia tregonte askujt. Mund të ketë dirhemë (monedha e Emirateve të Bashkuara Arabe), orë, dollarë ose asgjë. Kasafortat nuk janë hapur për dy vjet”, tha një mik i ngushtë i Maradona për Infobae.
Top Channel