Kim Kardashian ka gati ‘planin e daljes’ për divorcin nga Kanye West dhe ndarjen e $4 miliardë pasuri (fotot)

27/01/2021 20:31

Kim Kardashian raportohet se po përgatit prej kohësh strategjinë e divorcit Kanye West, të paktën që prej korrikut 2020 kur muzikanti 43-tregoi se kishte menduar abortimin e bijës së tyre të madhe North.

Tashmë 40-vjeçarja e famshme për format e saj bombastike fotografike, besohet se ka gati ‘planin e daljes’ për detalet financiare të ndarjes së pasurisë së tyre të përbashkët të llogaritur në 4 miliardë dollarë, me ndihmën e avokates së saj Laura Wasser, raporton agjencia amerikane UsWeekly.

Artikulli nuk tregonte se kur do të ndodhte “shpallja e luftës” nga nëna e katër fëmijëve, por duke marrë parasysh se Kim do të nisë serilian e saj të ri ‘Hulu’ këtë vit, ekspertët besojnë se ajo do të presë deri në formimin e grupeve të filmimit.

Burimet e revistës thonë: “Kardashian i ka kërkuar këshilltarëve të saj financiarë të përgatisin planin e daljes që do të ishte më i leverdisshëm për familjen e saj. Ata thonë se ajo dëshiron që zotërimet e tyre të ndahen në mënyrë të barabartë.

Sipas llogaritjeve të rrjetit CelebrityNetWorth, Kim ka një pasuri prej rreth $900 milionë kurse muzikanti West zotëron rreth $3.2 miliardë, kështu që pasuria e tyre e përbashkët llogaritet në 4 miliardë dollarë.

Mes zotërimeve të tyre janë supervila në Hidden Hills, Kaliforni me vlerë të paktën $60milionë, ferma e tyre masive në Wyoming, flota e makinave luksoze, koleksionet e bizhuterive dhe kursime të tjera.

West fiton para nga muzika e tij si dhe linja e veshjeve e këpucëve Yeezy.

Ndërsa Kim fiton nga rrjetet sociale dhe reality TV, si dhe firmat e saj të veshjeve SKIMS, KKW, dhe parfumet KKW.

Burime në SHBA thonë se Kardashian e West nuk janë takuar prej kohësh.

Ata janë martuar në maj 2014 dhe kanë fëmijët North shtatë vjeçe, Saint pesë, Chicago, tre, dhe Psalm një vjeç.

Kim e Kanye kanë kryer disa seanca këshillimi martesor për të riparuar gjërat mes tyre.

Për këtë të fundit një nga burimet thotë: “Është diskutuar dhe divorci, por Kim dëshiron më shumë që marrëdhënia e tyre të funksionojë. Ata të dy janë plotësisht të përkushtuar sa i përket fëmijëve”.

FOTO GALERI
1/7
Kim Kardashian raportohet se po përgatit prej kohësh strategjinë e divorcit

Top Channel