Në Francë numri i personave të papunë në vitin 2020 tejkaloi 3.8 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Hulumtimit, Punës dhe Statistikave pranë Ministrisë së Punës, papunësia në Francë në vitin 2020 edhe pse ra 2.7 për qind në çerekun e fundit të vitit, në krahasim me vitin 2019 ajo u rrit për 7.5 për qind.

Gjatë gjithë vitit numri i personave të kategorisë “pa asnjë punë” u rrit në 265.400 i cili çoi numrin e përgjithshëm në 3.816.700.

Numri i personave që kishin punë të përkohshme me kohë të shkurtër dhe të gjatë u rrit në 2.190.200.

Top Channel