FOTO/ Can Yaman dhe moderatorja italiane kapen ‘mat’ në hotel

27/01/2021 14:07

Aktori i famshëm turk Can Yaman dhe moderatorja italiane Diletta Leotta janë kapur sërish mat në praninë e njëri-tjetrit në një hotel në Romë.

Ata po kalonin një mbrëmje romantike nën qirinj dhe më pas “u arratisën” për në dhomën e tyre. Këto momente nuk i kanë shpëtuar paparacëve të “Chi”, ku dukeshin qartë buzëqeshjet dhe shikimet e tyre flirtuese.

Can dhe Diletta ishin në Romë për angazhime pune, ndaj e shfrytëzuan atë për një takim të shkurtër. Koha që ata kalojnë së bashku është gjithmonë shumë e vogël, por ata e shijojnë çdo moment të intimitetit në maksimum. Aktori e priti moderatoren në restorantin e hotelit ku ata qëndruan herën e fundit, pastaj ata darkuan së bashku.

Kur shkuan në Romë, qëndruan në hotele të ndryshme që të mos kapeshin nga paparacët, por nuk ia dolën.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel