“Dritaret shpërthyen si me eksploziv”/ Shkatërrim apokaliptik nga tornadoja në Alabama (FOTO)

27/01/2021 19:43

Fotot nga ajri treguan nivelin e shkatërrimeve që la pas në Alabama një tornado e fuqishme e cila sic thonë banorët, i shkatërroi disa shtëpi sit ë ishin prej letre”, e la pas një 14 vjecar të vdekur dhe 30 të plagosur.

Pamjet shokuese dëshmojnë qartë se tromba e dhunshme e ajrit ka fshirë gjithçka në rrugën e saj. Familje të tera u plagosën pavarësisht se ashtu sic veprohet rëndom në raste të tilla, ishin strehuar në bodrumet e shtëpive të tyre me të mësuar afrimin e tornados.

I njëjti komunitet ishte goditur ashpër nga një furi e ngjashme e natyrës një dekadë më parë. Por banorët thonë se tornadoja e kësaj radhe, dukej e pazakontë. “Ishte gati surreal ajo që përjetuam” tha Richard Ring, i cili ndodhej në hotel kur zona u godit nga tornadoja dhe arriti të mbrohej prej saj duke u strukur poshtë lavamanit. “Dritaret shpërthyen si me eksploziv”, rrëfeu ai.

Rajoni i prekur pati probleme të mëdha dhe me ndërprerjen e energjisë elektrike. E si të mos mjaftonin telashet, metereologët paralajmëruan që Alabama dhe Georgia  duhet të përgatiten dhe për mundësinë e një breshri kokërr madh.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel