Apeli i presidenti izraelit: Antisemitizmi është shtuar, duhet veprim

27/01/2021 22:01

Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin bëri thirrje për veprim global kundër antisemitizmit, duke e krahasuar atë me betejën ndaj koronavirusit.

“Ashtu si në luftën kundër koronavirusit, të gjitha vendet duhet të punojnë së bashku për të luftuar virusin e antisemitizmit dhe urrejtjes radikale”, tha Rivlin përmes  një organizimi online të organizuar nga memoriali i Holokaustit Yad Vashem i Izraelit. Presidenti izraelit, shkruan REL, e bëri të qartë se kjo duhet bërë duke përdorur “të gjitha mjetet që kemi në dispozicion – si hulumtimet, edukimin dhe zbatimin e ligjit”.

Ai u shpreh se  antisemitizmi dhe mohimi i Holokaustit po përpahen gjithmonë e më shumë, e kjo ndodh edhe teorive antisemite të konspiracionit në lidhje me pandeminë. Gjermanët nazistë dhe bashkëpunëtorët e tyre vranë rreth 6 milionë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Izraeli ka përkujtuar viktimat në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit që prej vitit 1951. Kombet e bashkuara vendosën në 2005-sën që 27 janari, dita kur u çlirua kampi i Aushvicit, të njihej në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit.

Top Channel