“Është për intubim…”, Çiljeta Xhilaga mungon në Wake Up, babai i saj ndodhet në gjendje të rëndë nga Covid-19

27/01/2021 11:00

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga mungoi në emisionin “Wake Up”, ku ishte e ftuar mëngjesin e sotëm pasi babai i saj ndodhej në gjendje të rëndë për shkak të koronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur nga moderatori Isli Islami, i cili zbuloi dhe arsyen se pse këngëtarja nuk kishte shkuar në studio.

“Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e Wake Up, por këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin sëmurë, është për intubim. Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit”, tha Isli.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel