Trazirat e dhunshme në Holandë/ Ministri për protestuesit, `llumi i shoqërisë`

26/01/2021 17:56

Qeveria holandeze nuk do ta heqë shtetrrethimin pavarësisht protestave të dhunshme që kanë tronditur vendin.

Për tre netë rresht kanë vazhduar trazirat që ushqeu pakënaqësia ndaj masave te ashpra anticovid.

Dyqane në Rotterdam dhe qytete të tjera janë plaçkitur e ministri I Ëopke Hoekstra tha se akte të tilla i bën vetëm “llumi i shoqërisë”.

Më shumë se 180 persona kanë përfunduar deir tani në pranga. Një ditë më parë, Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, i dënoi protestat duke i cilësuar si “dhunë kriminale”.

Protestuesit sulmuan policinë dhe dogjën makina e biçikleta në fundjavë, për të protestuar kundër orës policore, që u vendos të shtunën e cila parashikon ndalimin e lëvizjes nga ora 21:00 deri në 04:30. Kjo është hera e parë që Holanda vendos orë policore që nga Lufta e Dytë Botërore.
Kushdo që e shkel këtë masë, përballet me një gjobë prej 95 eurosh. Baret dhe restorantet në Holandë janë mbyllur që në tetor, ndërsa shkollat dhe dyqanet jothelbësore u mbyllën muajin e kaluar. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Holanda ka regjistruar mbi 962,000 raste me koronavirus dhe 13,646 viktima.

Top Channel