Tragjedia kthehet në ‘meme’/ Policia liston si ‘orgazëm ekstreme’ shkakun e vdekjes së burrit në shtëpinë publike

26/01/2021 18:10

Vdekja e një 35 vjeçari kohët e fundit në qytetin Phalombe në Malaui, ka shkaktuar lindjen e shumë meme-ve apo shakarave ‘pa kripë’ në rrjetet sociale.

Burri i njohur në zone si Charles Majawa, kishte vdekur duke bërë seks me një grua në një shtëpi publike në Phalombe, ndërsa në autopsinë e tyre autoritetet përcaktuan se shkaku zyrtar ishte “orgazma ekstreme”.

Gruaja e përfshirë raportohet se kishte diskutuar çështjen me koleget e saj dhe më pas kishte njoftuar policinë.

Policia kishte marrë më pas mjekun ligjor nga klinika e Migowi i cili konfirmoi se 35 vjeçari kishte vdekur ‘gjatë aktit’.

Në autopsi shkaku i vdekjes përcaktohej si “orgazëm i ekzagjeruar që ka shkaktuar çarjen e enëve të gjakut në tru”.

Policia tha se gruaja nuk mund të bëhej përgjegjëse për vdekjen e Majawa dhe se nuk do të ngriheshin akuza.

Gazeta vendase Nyasa Times shkonte dhe një hap më tej, në titullin e saj duke shkruar se burri vdiq nga “ëmbëlsi dhe eksitim i tepruar seksual.”

Prej disa javësh incidenti është kthyer në shakanë kombëtare në Malaui, ku shumica ngrejnë teori mbi atë që mund të ketë qenë duke bërë gruaja, për të arritur këtë rezultat dramatik.

Në disa imazhe të montuara shfaqeshin pako sheqeri me emërtimin “Sheqer nga Phalombe, nuk mbajmë përgjegjësi për rrezikun”. Në të tjera meme shiheshin makina me burra që vinin me gëzim drejt qytezës.

FOTO GALERI
1/3
Vdekja e një 35 vjeçari kohët e fundit në qytetin Phalombe në Malaui, ka shkaktuar lindjen e shakarave ‘pa kripë’ në rrjetet sociale

Top Channel