Paralajmërimi për pandeminë: Gjermania është ulur mbi një ‘fuçi baruti’

26/01/2021 17:07

Mbulimi i vaksinave nuk do të arrijë një pikë që do të ndalonte transmetimin e virusit në një të ardhme të afërt deklaroi OBSH.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se bota po rrezikon të përballet me më shumë variacione të virusit duke mos bërë presion për shpërndarjen e vaksinave edhe në vendet në zhvillim. Kancelarja gjermane Angela Merkel u tha kolegëve të partisë të saj se për shkak të kërcënimit të mundshëm nga variante të reja të Sars Cov 2, vendi praktikisht qëndron i ulur “mbi një fuçi baruti”,  sipas gazetës Bild.

Kancelarja u shpreh se pandemia ka dalë jashtë kontrollit dhe se nevojiten masa më të ashpra për të parandaluar një valë të re të sëmundjes. Vendi ka qenë në bllokim të pjesshëm që nga fillimi i nëntorit, me shkollat ​​kryesisht të mbyllura, dyqanet jo thelbësore i kanë ulur qepenat e udhëtimet janë reduktuar ne minimum deri të paktën më 14 shkurt. “Ne duhet të bëhemi më të rreptë ose për 14 ditë do të kthehemi atje ku ishim më parë”, shtoi Merkel.

Top Channel