Malajzia do të marrë mbi 18 milionë doza vaksinë kundër COVID-19 nga Rusia dhe Kina

26/01/2021 15:19

Qeveria e Malajzisë arriti marrëveshje për të siguruar 18,4 miliona doza vaksinë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluar nga Rusia dhe Kina.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se do të marrin 6,4 milionë doza vaksinë Sputnik V e prodhuar nga Instituti rus Gamaleya dhe 12 milionë doza nga vaksina kineze Sinovac. “Vaksinat të cilat do të sigurohen nga të dy shtetet do të mjaftojnë për vaksinimin e 9,2 milionë banorëve të Malajzisë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se vaksinat Sputnik V dhe Sinovac do të arrijnë në vend në muajin mars, ndërsa në muajin prill do të fillojë furnizimi i klinikave dhe spitaleve me vaksinat.

Qeveria e Malajzisë deri më tani ka nënshkruar marrëveshje për sigurimin e gjithsej 25 milionë dozë vaksinash nga firmat farmaceutike Pfizer, BioNTech dhe AstraZeneca .

Malajzia, prej fillimit të pandemisë deri më tani regjistroi 190.434 raste me COVID-19 prej të cilëve 700 persona kanë humbur jetën.

Top Channel