Makina rrëshket në dëborë, nëna heroinë i del përpara për të shpëtuar birin dhe bashkëshortin (Fotot)

26/01/2021 21:51

Një nënë heroinë ka hedhur tragjikisht veten e saj para një makine që po rrëshkiste jashtë kontrolli në dëborë, për të shpëtuar bashkëshortin dhe të birin e saj.

26 vjeçarja Anastasia Lyakhanova, po çonte në kopësht djalin e saj dy-vjeçar të premten, në rajonin perëndimor rus Nizhny Novgorod, kur ndodhi incidenti i rëndë.

Familja ishte duke ecur anës një rruge makinash që duket se nuk kishte trotuar. Teksa ata ecnin,  një makinë humbi kontrollin në rrugën e ngrirë dhe nisi të rrëshkiste drejt familjes.

Dëshmitarët okularë thanë se Anastasia pa mjetin që po vinte në drejtim të tyre, dhe i doli përpara familjarëve duke marrë forcën e parë të impaktit.

“Ajo mori pjesën më të madhe të goditjes duke mbuluar të birin dhe bashkëshortin me trupin e saj”, shkruante e përditshmja Komsomolskaya Pravda.

Shërbimet emergjencës që erdhën në vendngjarje, shpallën Anastasia të vdekur në vend.

Bashkëshorti dhe i biri i saj raportoheshin vetëm me plagë të lehta.

Dëshmitarët raportonin të kishin parë bashkëshortin duke qarë mbi trupin e saj në skenë.

Në pamjet nga vendngjarja shiheshin mjete të emergjencës dhe atë që dukej si një trup në anë të rrugës.

Një hetim kriminal është hapur për aksidentin.

Policia tha se një shofer nga fshati pranë vendngjarjes po hetohet për neglizhencë në drejtimin e makinës.

FOTO GALERI
1/5
Anastasia Lyakhanova ka hedhur tragjikisht veten e saj para një makine për të shpëtuar bashkëshortin dhe të birin e saj.

Top Channel