Ftesë në 5/ Habit shqiptari që u shpall kampion bote: Punoj kamarier!

26/01/2021 20:16

Enea Lapa, sportisti shqiptar me origjinë nga Saranda ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi sakrificat për të rrëmbyer titullin e kampionit absolut në artet marciale.

Lapa tregoi se ky titull është marrë pas shumë orëve stërvitje dhe perfeksionimi teknikash që i kanë marrë shumë orë gjatë ditës.

Megjithatë, krahas angazhimit në sport, Enea pohoi se punon si kamarier, kasier dhe manaxher në Florida.

“ Punoj në një restorant shqiptar dhe unë aty jam i përgjithshëm. Jam si kasier, ndonjëherë edhe kamarier apo manaxher. I bëj pak a shumë të gjitha”, tha ndër të tjera ai.

Top Channel