Conte paralajmëron dorëheqjen/ Italia në kaos, çfarë do të ndodhë të martën?

26/01/2021 01:35

Kryeministri italian Giuseppe Conte pritet të dorëzojë të martën dorëheqjen, një lëvizje kjo që e zhyt vendin në një krizë politike pikërisht në kohën kur përballet me një krizë të rëndë shëndetësore.

Conte megjithatë shpreson që presidenti i republikës Sergio Matarella t`i japë një mandat për krijimin e një qeverie më të fortë pasi ai humbi shumicën në Senat. Nëse nuk arrin të formojë një qeveri të re, atrëherë Italia mund të shkojë në zgjedhje të reja.

Conte është përballur me kritika të mëdha për trajtimin e bërë pandemisë së koronavirusit prej të ciëls kanë humbur jetën më shumë se 85,000 italianë. Giuseppe Conte, kryeministër që nga viti 2018, i mbijetoi një mocioni mosbesimi javën e kaluar.Votimi u thirr ish-kryeministri Matteo Renzi e tërhoqi partinë e tij nga koalicioni.

Renzi kundërshtonte planet e Contes për shpenzimin e 209 miliardë eurove nga fondet e rimëkëmbjes së BE – pjesë e një shpëtimi prej 750 miliardë eurosh të BE për krizën Covid. Ndërkohë që pritet dorëheqja e tij, lëvizja anti-establishment Pesë Yjet deklaroi “do të qëndrojë në krah të Contes”.

Top Channel