Butrint, viti i shpresës për parkun/ Vjet 30 mijë vizitorë më pak! Drejtuesit me sytë nga 2021

26/01/2021 12:30

Parku Kombëtar i Butrintit u vizitua gjatë sezonit të vështirë të 2020 vetëm nga 30 mijë vizitorë.

Në raport me vitin 2019 rënia ka qenë e konsiderueshme pasi vetëm gjatë 2019 parku u vizitua nga një numër rekord prej 230 mijë vizitorësh.

“ Viti 2021 besojmë se do të shënojë kthesë për ti dhënë fund kësaj drame sociale dhe këtij viti të vështirë që ishte plot me surpriza dhe me goditje të mëdha financiare në çdo aspekt të jetës. Jemi realist dhe optimist për situatën që presim. Agjensi të ndryshme dhe kanë shprehur interesin e tyre për të marrë oferta dhe për të qenë prezent megjithëse kjo është një periudhë e vështirë për të bërë turizëm.”

Parku Kombëtar i Butrintit çeli dhe testoi për herë të parë gjatë vitit 2020 disa shtigje natyrorë që mund të përshkohen me këmbë megjithatë potenciali natyror i parkut dhe lagunës vijon të jetë ende në fillesat e shfrytëzimit si mundësi për të bërë turizëm.

“Përgjatë 2020 ne arritëm që të bëjmë të kalueshme dhe të aksesueshme fortifikimin e Kalivosë, muret e të cilit datojnë që në prehistori, një aset që ne e kemi ekspozuar për publikun. Këtu kemi të bëjmë me një mori shtigjesh natyrore që do të tërheqin vizitorët që kanë dëshirë ecjet në natyrë apo udhëtimet e aventurës, të ndërthurura këto me historinë”,  kreu i parkut,  Eri Sulo .

Butrinti ofron magjinë e rrënojave të disa periudhave dhe fsheh teatrin, bazilikën dhe tempujt e shumtë gjithashtu ai është një park i mbrojtur natyror për shkak të habitatit të veçantë natyror me rreth 1200 specie të faunës dhe të florës. Butrinti dhe liqeni i tij është habitati i rana epirotica, një specie e rrallë e bretkosës unike të këtij territori. Gjithashtu qyteti i dafinave është habitati i qindra zogjve një pjesë e të cilëve janë pjesë e librit të kuq dhe të mbrojtur prej Konventës Ramsar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA