Britanikët po “çmenden” pas pijes me kanabis të mbretëreshës (FOTO)

26/01/2021 21:42

Një pije me energjike me ekstrakte marijuane po zhduket me shpejtësi nga raftet e Ëindsor Farm Shop, dyqan në pronësi të Mbretëreshës Elizabeth.

Pija që përmban cannabidiol vjen me katër aroma të ndryshme dhe thuhet të jetë një prej artikujve më popullorë të dyqanit në fjalë. Përdoruesit shprehen se ajo krijon një ndjesi relaksimi e kërkimet paraprake tregojnë se mund të ketë efekt kundër ankthit.

“Pije të tilla janë mjaft të çuditshme e sidomos të pazakonta për një dyqan si ky me prodhime bujqësore, e aq më tepër kur është dhe në pronësi të mbretëreshës. Ato po shiten me një shpejtësi marramendëse”, thanë disa burime për gazetën the Sun. Pija prodhohet nga një kompani e quajtur Trip, e cila është krijuar në 2019-tën por shumë shpejt, u shndërruar në markë referimi në Britani. Në faqen online të kompanisë thuhet se pija energjike që ka tërhequr kaq shumë vëmendje I jep “qartësi mendjes dhe ekuilibër trupit”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel