Malta shkon në zgjedhje të parakohshme më 30 maj, Kryeministri Abela synon mandat të ri mes krizave ndërkombëtare
Presidenti Joe Biden do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv të hënën që synon promovimin e agjendës “Blini produkte amerikane”, një ide të cilën e hodhi që gjatë fushatës së vitit të kaluar e që synon forcimin e prodhimit vendas përmes procesit federal të prokurimit.
Urdhri ekzekutiv i drejton agjencitë të forcojnë kërkesën lidhur me blerjen e produkteve dhe shërbimeve nga punëtorë e biznese amerikane. Ai po kështu shkurton disa burokraci dhe krijon një pozicion në Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit përgjegjës për zbatimin e direktivës.
Urdhri do të përsërisë gjithashtu mbështetjen e administratës Biden për Aktin Jones, i cili e kufizon transportin e huaj detar mes porteve të SHBA-së dhe anijeve amerikane. Gjatë fushatës, Biden propozoi një plan “Buy American” i cili bën thirrje për një rritje katër vjecare prej 400 miliardë dollarësh në blerjet qeveritare të produkteve dhe shërbimeve amerikane. Tingëllon diçka mjaft e njohur në fakt, sepse një të politikë e ngjashme ndoqi ish presidenti Donald Trump, i cili e ktheu fuqizimin e produkteve dhe biznesit të brendshme në njërën prej shtyllave të qeverisjes së tij. Zyrtarë të administratës Biden sakaq pretendojnë se përpjekja e re është një direktivë e qartë më një drejtim të qartë, e mbështetur në pikëpamjen se Amerika është thelbësore në strategjinë tonë ekonomike.
Top Channel