Ushtarët kinezë e indianë/ Përplasje e re në kufirin e polemizuar

25/01/2021 15:37

Trupat kineze dhe ato indiane janë përplasur sërish në një zonë kufitare të polemizuar, me të lënduar nga të dyja palët.

Sipas mediave indiane, përplasja ndodhi në veri të Sikkim, të mërkurën e shkuar. Ushtria indiane tha se kishte patur një incident jo të madh që ishte zgjidhur tashmë. Tensionet janë të larta në kufirin më të polemizuar në botë. Të dyja palët pretendojnë zona të gjera të territorit. Të paktën 20 ushtarë indianë humbën jetën në një përplasje në zonën e Ladakh në qershorin e shkuar. Përplasja më e fundit, u regjistrua në Sikkim, një shtet indian mes butanit dhe Nepalit, rreth 2500 kilometra në lindje të zonës.  Një patrullë kineze u përpoq të hynte në territorin indian dhe u zbraps, thanë zyrtarët.  Një deklaratë e ushtrisë indiane e minimizonte incidentin duke thënë se kishte patur një përballje të vogël në zonë e cila ishte zgjidhur më pas nga komandantët lokalë. Ndërkohë që burimet, thanë për mediat se të dyja palët kishin sjellë përforcime në zonë pas përplasjes, por se nuk kishte shkëmbime të shtënash dhe situata ishte nën kontroll. Kina dhe India edhe luftuan me njëra tjetrën për këtë zonë kufitare në 1962, kur humbëse doli India.

Top Channel