Të gjithëve na ka munguar një koncert live, kjo jo vetëm në Shqipëri por botërisht. Megjithatë Teatri i Operas dhe Baletit çeli sezonin këtë vit me premierën “Artistët e së ardhmes”.
Një bashkim i gjithë artistët që kanë protagonist në premierat më të njohura që opera ka vënë, kur ne nuk jetonim në kohë pandemie.
“Nga eksperienca e jetës time si artiste, mësova se çdo të thotë ti presësh ëndrrën një të riu, pa i dhënë shansin e skenës, ndërsa nga eksperienca e punës si menaxhere arti, e di mirë çfarë mund ti ndodhë një teatri pa i siguruar artistët e të ardhmes. Ndërtuam një platformë e cila jo vetëm parashikonte strategjinë e angazhimit të artistëve të rinj, e konkretizuar me tituj shfaqesh e rolesh ku ata duhet të merrnin pjesë”.
Këta artistë janë zbuluar gjatë katër viteve të fundit. Dhe kanë performuar nëpër skena të improvizuara, pasi teatri kanë qenë në rikonstruksion.
Top Channel