Malta shkon në zgjedhje të parakohshme më 30 maj, Kryeministri Abela synon mandat të ri mes krizave ndërkombëtare
Presidenti rus pretendon se nuk ka asnjë lidhje me pronën gjigande, pas videos së “ekspozimit” nga kreu i opozitës.
Vladimir Putin ka mohuar sot pretendimet se zotëron një pallat luksoz të ndërtuar në breg të Detit të Zi, pas një video-exposé-je nga kreu i opozitës ruse, Alexei Navalny.
Putin bëri hapin e pazakontë duke reaguar publikisht për të thënë se nuk ka asnjë lidhje me pronën, duke thënë se “nuk i përket apo nuk është zotëruar kurrë nga unë apo anëtarë të familjes time”.
Putin refuzoi videon që është bërë virale në internet, duke e quajtur “të mërzitshme”. Ai shtoi se nuk kishte pasur kohë ta shikonte por kishte parë disa pjesë që ishin sugjeruar nga ndihmësat e tij.
Mohimi i Putin vjen dy ditë pasi mijëra njerëz dolën në rrugë të shtunën, duke kërkuar lirimin e Navalny. Ky i fundit thotë se i ka shpëtuar tentativës së vrasjes nga presidenti në muajin gusht në Siberi.
Në video, pallati pranë rezortit jugor rus të Gelendzhik përshkruhet si “impjanti më i ruajtur dhe më sekret në Rusi”.
“Kjo nuk është një shtëpi fshati, një ‘dacha’, apo një rezidencë. Ajo ka gardhe të pakalueshme e madje dhe një postbllok,” thotë Navalny.
Ai shton: “Është një shtet i veçantë brenda Rusisë, dhe në këtë shtet ka vetëm një mbret të pazëvendësueshëm: Putin.”
Kritikët e Putin thonin me shaka se impjanti i përket “Mikhail Ivanovich”, emri i koduar me të cilin zyrtarët i referohen presidentit.
“Putin nuk mund të injorojë atë që po diskutohet në të gjithë vendin,” tha Lubov Sobol, një aleat i Navalny.
Top Channel