“Pas shirave të rrëmbyeshëm, Tirana rikthehet në normalitet”, Veliaj: Mirënjohje kolegëve të papërtuar

25/01/2021 11:31

Pas shirave të rrëmbyeshëm të ditëve të fundit, punonjësit e terrenit në Bashkinë e Tiranës kanë rikthyer situatën në normalitet.

Ata kanë punuar edhe gjatë natës, ku kanë zhvendosur ndonjë pemë që mund te jetë thyer apo pastruar rrugët rurale nga rrëshqitja e dherave.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmes një statusi në rrjetet sociale falenderon kolegët e papërtuar.

“Mirenjohje kolegeve te papertuar qe rikthyen Tiranen ne normalitet pas shirave! 🙏🏻🚜”, shkruan ai.

Falë investimeve të duhura të Bashkisë Tiranë, kryeqytetit tashmë nuk ka aspak probleme me përmbytjet.

Top Channel