Modelja Beniada Nishani ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel ku foli për karrierën e saj dhe pozat nudo, me të cilat “djeg” rrjetet sociale vazhdimisht.
Beniada rrëfeu se e ka pasur gjithmonë mbështetjen e prindërve për çdo hap të karrierës, por babai është më tepër i rezervuar në komplimente. Ndërsa nëna e saj, Linda, së bashku me nusen e dajës, Ela, e surprizuan pasi u bënë pjesë e emisionit nëpërmjet një lidhje live.
Beniada: Ka 3-4 muaj që nuk jemi parë. Sa e bukur që je bërë o mami.
E pyetur nëse është ndjerë ndonjëherë keq për vajzën dhe gjërat që shkruhen nëpër media për vajzën e saj, e ëma u shpreh se ndihet shumë krenare dhe i uron suksese të bijës.
Linda: Jam shumë krenare për vajzën time, si të gjithë prindërit për fëmijët e tyre. Në radhë të parë i uroj shëndet, si çdo prind për fëmijën e tij dhe i uroj suksese në rrugën e karrierës që po ndjek.
Sa i përket këshillave që mund ti japë, e ëma u shpreh: “E njoh shumë mirë se është fëmija im dhe gjithmonë ka ecur me forcat dhe me kokën lart. E di shumë mirë që kur i jap këshillë, e di si do sillet. Përpjekjet tona si familje janë për ta mbështetur për të realizuar dëshirën e saj dhe ti siguruar një të ardhme të lumtur.”
E prekur nga të gjitha këto fjalë, mbesa e ish presidentit Bujar Nishani u shpreh: “Më vjen për të qarë këtë moment, nuk di çfarë të them. Gjithë këto komplimente nuk i kam marrë asnjëherë.”
Ndërsa për projektet e ardhshme, Beniada u shpreh se përfshihet pjesëmarrja në një film komik, i cili pritet të finalizohet brenda vitit 2021.
Top Channel