Mbaron mbledhja e PS/ Rama: Dua 75 mandate. Balla: E kemi gati listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit

25/01/2021 10:27

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë e PS drejtuesit politik të 12 qarqeve.

Kjo është mbledhja e parë me drejtuesit e qarqeve në selinë rozë për vitin 2021.

Numri 2 i PS, taulant Balla në një deklaratë për mediat pas mbledhjes tha se në mbledhje u diskutua vijueshmëria e fushatës duke qenë se zgjedhjet po afrohen gjithnjë e më shumë.

“Shtabi elektoral ka qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe në takimet që raportohet vijueshmëria e fushatës si dhe përpërgatitjet për fitoren e 25 prillit dhe kjo e sotmja ishte një mbledhje raportuese, kemi hyrë në periudhën parazgjedhjeve dhe jemi të detyruar të respektojmë kodin zgjedhor .
Sot do mirëpresim delegacionin e ODHIRr për të vazhduar komunikimin për zgjedhje të lira, se per ne është e rendësishme që PD t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve.

Sa për pyetjen e procesit e të kandidaturëve biem dakord që PS ka bërë proces shumë planësh për këtë, jam krenar që kemi përmbyllur platformën “ deputeti që duam: ku u dhamë mundësi profesionistëve nga mësues, fermerë, të konkurrojnë dhe tashmë kemi arritur në një grup shumë të mirë, që kanë vendosur të jenë me ne, kjo ka qenë një pikë e diskutimeve të sotme.

Jam i sigurt se në të gjithë qarqet do kemi përfaqësues nga ky proces. kemi përmbyllur një proces tjetër, për të vlerësuar ekipin aktual të deputetve ku morëm feedback pozitiv, ku PS do diskutojë dhe listën përfundimtare.

Për shkak të dritares dhe mundësisë që ka ofruar kodi zgjedhor lista e kandidatëve do jetë uniformë në të gjitha qarqet, në shumë lista në shumë qarqe lista do ndryshojë për shkak të preferencës së qytetarëve.
Ne i kemi pothuajse gati , po po bëjmë konsultime që ta kemi s më të përfaqësuar. Ku është një proces që po ecën shumë mirë”, tha Balla. 

FOTO GALERI
2/27

Top Channel