Kryebashkiaku holandez paralajmëron ‘luftë civile’ pas protestave të dhunshme anti-kufizime, në Evropën veriore (Fotot)

25/01/2021 19:54

Beteja e vendeve të Evropës kundër koronavirusit po hyn në një fazë të re më të rrezikshme pasi autoritetet po nxisin shtimin e masave të kufizmit, që kanë shkaktuar skena të rralla dhune e përleshjes në Hollandë e në Danimarkë, mes vendeve të tjera.

Franca kërkon të vendosë valën e tretë të izolimit kombëtar kësaj jave teksa kryeministri Jean Castex quajti situatën “shqetësuese”, ndërsa kryemjeku i Italisë kërkoi izolim kombëtar një-mujor.

Ndërsa John Jorritsma kryebashkiaku holandez i Eindhoven, qyteti i cili dje pa disa nga shkatërrimet më të mëdha të disa dekadave nga protestat, paralajmëroi se “jemi në rrugën drejt luftës civile” prej zemërimit të publikut nga masat kufizuese.

Evropa, e cila më parë ishte lavdëruar për reagimin e shpejtë kundër pandemisë së Covid-19, është goditur tashmë nga vala e dytë, pasi kombinime masash nuk po japin efektet kufizuese të sëmundjes.

Përpjekjet janë komplikuar nga dalja e varianteve të reja të koronavirusit, nga të cilat deri tani është godiur më rëndë Britania.

10 qytete të Holandës u përfshinë nga protestat e ashpra në fundjavë, ku protestuesit u përleshën me policinë, thyen e grabitën dyqane dhe sulmuan stacione policie.

Autoritetet në Eindhoven thanë sot se 62 njerëz ishin arrestuar, përkundër 192 në kryeqytetin Amsterdam.

“Kjo është e papranueshme. Kjo nuk është protestë, është dhunë kriminale”, tha kryeministri holandez Mark Rutte, emri i të cilit brohoritej për largim nga protestuesit.

Ndërsa kryebashkiaku i Eindhoven, John Jorritsma tha në një intervistë emocionale se “Qyteti im po qan”, ndërsa quante protestuesit “fundërrina”. “Kam frikë se nëse vazhdojmë në këtë mënyrë po shkojmë në rrugën e luftës civile”.

Kryebashkiaku i Nijmegen, Hubert Bruls, tha: “Demonstratat janë marrë peng nga njerëz që dëshirojnë vetëm anarki”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel