Ish-ushtaraku ukrainas kapet pas ‘kastrimit’ të të atit dhe luftës me policinë (Foto të rënda)

25/01/2021 19:07

Një ish-ushtarak i armatosur rëndë, ka pranuar sot gjymtimin makabër ndaj babait të tij, duke e kastruar e duke i prerë hundën e buzët, ndërsa më pas luftoi me armë me policinë para se të dorëzohej.

36-vjeçari me eksperiencë ushtarake shkëmbeu zjarr me policinë pasi babai i tij i përgjakur kishte arritur të shpëtonte nga shtëpia e tij në Ukrainë, dhe kishte ngritur alarmin.

Policia tha se viktimës i ishin prerë hunda, buzët, dhe penisi.

Babai 55 vjeçar u dërgua me urgjencë në spital pas incidentit të rëndë në fshatin Domanevka në rajonin Mykolaiv.

Autoritetet publikuan një foto të viktimës së përgjakur në ambulancë.

Kur policia shkoi më pas për të ndaluar të dyshuarin, ai hapi zjarr ndaj tre oficerëve. Një shkëmbim intensiv zjarri pasoi por më pas burri rrjedhimisht u dorëzua.

Policia ukrainase tha se shtepia e tij ishte e mbushur me eksplozivë të kontrolluar me valë radio, me armë të ndryshme, bomba, detonatorë, municione dhe veshje luftarake.

Kur u pyet mbi gjymtimin e organeve gjenitale të të atit, i dyshuari u përgjigj: “Po, e bëra dhe jam shumë i lumtur për këtë. Ia preva por ai nuk qetësohej. Më pas mora prangat dhe ia vura. Ishte më i fuqishëm nga sa mendoja.”

Motivet për aktet e dhunës së të dyshuarit nuk janë ende të qarta. Ai është akuzuar tashmë për dëmtime të rënda trupore, rrezikim të jetës së oficerëve, për çka mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Nuk ka ende detaje për gjendjen shëndetësore të të atit.

FOTO GALERI
1/6
36-vjeçari me eksperiencë ushtarake shkëmbeu zjarr me policinë pasi babai i tij i përgjakur kishte arritur të shpëtonte

Top Channel