‘Ftesë në 5’/ Linda Rei rrëfen vështirësitë në fëmijëri: Kisha mësues homofob, më detyronte të luaja futboll (FOTO)

25/01/2021 18:22

Linda Rei ka folur në emisionin ‘Ftesë në 5’ në Top Channel për urdhrin e ri të Presidentit të SHBA, Joe Biden, i cili rrëzon urdhrin e Trump që përjashtonte transgjinorët në ushtrinë e SHBA-ve si dhe në misionet amerikane.

Linda Rei ka rrëfyer vështirësitë e saj në fëmijëri kur kishte një mësues homofob dhe ishte e detyruar që të luante futboll njësoj si të gjithë djemtë, ndërsa ajo donte të luante volejboll me vajzat.

“Unë kam pasur probleme të kundërta kur isha në 8-vjeçare se nuk kam pasur qejf asnjë lloj sporti, por në shkollë kishim fiskulturën dhe në shkollë kisha një profesor homofob. Ai kishte vendosur se s’bën që çunat të luanin futboll dhe vajzat të luanin volejboll. Nuk doja të luaja futboll dhe kisha rrezik të më ngelnin. i thashë dhe mamit, shkuam tek drejtoresha. Nuk kishte si ta zgjidhje këtë gjë. Ti je çun, do luash futboll me zor”, tha Linda Rei.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel