Britani/ E kërcënoi se do i zbulonte tradhtinë, merret vendimi për adoleshentin që vrau të dashurin 15-vjeçar

25/01/2021 22:19

Britani e Madhe – Djali i një fermeri milioner mund të qëndrojë minimumi 28 vite pas hekurave për vrasjen e të dashurit 15-vjeçar.

20-vjeçari, i identifikuar si Matthew Mason, mori jetën e të dashurit sepse nuk donte që ti zbulohej tradhtia ndaj të dashurës dhe të dilte në pah fakti që është biseksual.

Në seancën gjyqësore, u zbulua se Mason joshi viktimën Alex Rodda për ta çuar në një pyll të largët, ku i premtoi se do të kryenin marrëdhënie seksuale. Por në të vërtetë, e rrahu për vdekje me një çelës.

Mason, i cili ishte 18 vjeç në atë kohë, ishte përfshirë në një marrëdhënie intime seksuale me Alex.

Por në mesazhet tronditëse të zbuluara gjatë gjyqit, 15-vjeçari dyshohet se kërcënoi të zbulonte lidhjen e tyre pasi zbuloi se Mason po shijonte romancën me një vajzë prej dy vitesh.

Pak para vrasjes, Mason bëri kërkime në internet për frazat: ‘Çfarë do të ndodhte nëse dikush do të hidhte nga shkallët’ apo ‘helm i përditshëm’. Trupi gjysmë i zhveshur i viktimës u gjet nga mbledhësit e mbeturinave më 13 Dhjetor 2019, kur u zbulua se kishte pësuar të paktën 15 goditje në kokë dhe trup.

Teksa jepte dënimin për Mason, gjyqtari tha: “Kjo ishte një vrasje e paramenduar, e planifikuar me kujdes dhe, sipas gjykimit tim, e kryer në mënyrë të pamëshirshme duke mos treguar ndjeshmëri për viktimën dhe një shpërfillje e pashpirt tek familja dhe miqtë.”

Top Channel