Anëtarësimi në BE, Mazi: I kemi plotësuar kushtet e marsit, bllokimi vjen prej debatit të dy shteteve

25/01/2021 13:54
Kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në, Zef Mazi

Kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në, Zef Mazi gjatë mbledhjes online të Këshillit Kombëtar të Integrimit tha ditën e sotme gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit se vendi i ka plotësuar kushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, por bllokimi i anëtarësimit ka ardhur prej debatit mes një shteti fqinj dhe një shteti të unionit.

Ai informon se duhet miratuar në fillim  kuadri ekzistues për vendin tonë pastaj të shpallet data për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

“Vendi i ka plotësuar kushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kuadri negociator për vendin tonë ka dakordësi brenda shteteve anëtare por kjo në heshtje nuk ka marrë zyrtarizimin e miratimit. Arsyeja e bllokimit është një shtet fqinj dhe një shtet i unionit, nuk është në kompakt të ndajë dy shtetet. Se sa do të zgjasë ky debat midis tyre nuk e dimë nuk mund të them por di vetëm them se po bëhet një përpjekje që të ketë një zgjidhje çështjeje. Këshilli duhet të jetë në mars dhe shpresojmë që nuk është për t’ju justifikuar por për t’ju thënë se kështu është realiteti, duhet miratuar kuadri ekzistues pastaj të shpallet data për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Paketa duhet të miratohet sa më parë deri në muajin shkurt. Në planin e integrimit do ta shikojmë ekzakt nevojat për parlamentin. Sapo të përfundojë procesi do t’ju njoftoj këto janë nevojat ky është plani dhe ai ka të detajuar se ku çfarë apo në cilin datë të vitit. Është mjaft e rëndësishme se viti që kemi hyrë mund të jetë 12 muaj por për zbatimin e planit ka 8 muaj e gjysmë prandaj duhet të menaxhohet shumë mirë koha. Ne i kemi plotësuar kushtet e vendosura në mars. Duhet të theksoj se mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare nuk do të thotë se do të integrohemi”, tha Mazi.

 

Top Channel