​Testet PCR do të jenë të obligueshme për hyrjen në Bullgari

25/01/2021 22:01

Ministri i Shëndetësisë së Bullgarisë Konstantin Angelov tha sot se një test negativ PCR për virusin korona do të jetë i nevojshëm për të gjithë pasagjerët për të hyrë në vend.

Angelov tha se qëllimi i masave kufizuese ishte parandalimi i përhapjes së një lloji të ri, më ngjitës të koronavirusit, pasi tetë raste u raportuan në Bullgari.

“Ne do t’i bëjmë testet PCR të detyrueshme për të gjithë pasagjerët që hyjnë në vend, duke përfshirë ata nga Bashkimi Evropian,” tha Angelov, raporton AP.

Numri i njerëzve të prekur nga COVID-19 ka rënë në Bullgari dhe qeveria synon të lehtësojë disa masa.

Top Channel