SHBA regjistron 176.257 raste të reja dhe 3.427 të vdekur nga COVID-19

24/01/2021 19:06

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 427.657, prej të cilëve 3.427 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 176.257, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 25.571.079.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 15,33 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 297,39 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,15 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 42.212 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,65 milionë raste dhe Brazili me mbi 8,8 milionë.

Top Channel