“Mos lejoni që turpi t’ju shkatërrojë”, Justin Bieber kthehet në adoleshencë dhe kujton momentin e arrestimit

24/01/2021 16:37

Këngëtari i njohur Justin Bieber është kthyer në vitet e adoleshencës duke kujtuar se si u arrestua në vitin 2014.

Ai po drejtonte automjetin pa licensë ndërsa nuk e kishte plotësuar ende moshën për të drejtuar automjete. Në një shkrim në rrjete sociale thotë se nuk është aspak krenar për atë ditë, por me ndihmën e Jezusit, ia doli që të ecë në rrugën e drejtë.

“7 vite më parë u arrestova, por nuk ishte momenti më i mirë. Nuk jam aspak krenar për vendin ku isha në jetën time, Unë po lëndoja, isha i pakënaqur, i hutuar, i pa udhëhequr, i mashtruar dhe i zemëruar me Zotin.

Unë gjithashtu përdorja shumë veshje lëkure. E them të gjithë këtë për të treguar se Zoti më ka sjellë në rrugë të drejtë. Që prej asaj kohe dhe deri tani, unë arrij të kuptoj diçka. Zoti ishte afër meje atëherë sa është tani. Frymëzimi im për ju është të ‘lini të kaluarën tuaj të jetë një kujtesë se sa larg ju ka sjellë zoti. Mos lejoni që turpi t’ju shkatërrojë, lejoni që falja e Jezusit të marrë përsipër dhe të lulëzojë jetën tuaj për atë cfarë Zoti ka krijuar. Ju dua me të gjithë zemrën time”, shkroi në Instagram.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel