Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku u bë pjesë e lojërave të ndryshme.
Një nga lojërat ku ajo u bë pjesë ishte që të tregonte bisedat e fundit me dy futbollistët e famshëm, Neymar dhe Mbappe.
“Është siklet. I kam shumë shokë të ngushtë”, tha fillimisht Beatrix, e cila mesa duket u vendos në siklet gjatë kësaj loje.
Por për 30 pikë, këngëtarja tregoi bisedën me Neymar:
Neymar: Më mungon
Beatrix: Më mungon gjithashtu dashuri. Me zor pres të të takoj
“Është mënyra se si flet me njerëzit e dashur”, tha këngëtarja kur i thanë se qenka bisedë me zemra.
Ndërsa bisedën e fundit me Mbappe e ka patur kur ka qenë kohë karantine dhe ajo i ka thënë “uroj të jesh mirë”.
Top Channel