Fundjava e parë si ish President i SHBA, Donald Trump nuk heq dorë nga golfi (FOTO)

24/01/2021 14:19

Donald Trump ka kaluar fundjavën e tij të parë si ish president i SHBA në klubin e golfit në Florida.

Trump u pa duke luajtur golf në West Palm, një prej destinacioneve që zgjidhte shpesh kur largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Ish Presidenti mbante në kokë një kapele të kuqe me sloganin “Make America Great Again” dhe një bluze polo të bardhë. Florida ishte shteti ku zgjodhi të udhëtonte Donald Trump, menjëherë pasi përfundoi mandati i tij për të qenë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Mbështetësit që e pritën mbanin në duar flamuj amerikanë dhe pankarta që shkruanin: “Ende je Presidenti im” dhe “Trump fitoi!”. Ndërsa po kalonte me makinë, Trump i dha një buzëqeshje të gjithëve që kishin dalë në rrugë për ta pritur.

Kujtojmë se para largimit, Trump e bëri të qartë se nuk do të takohej me Biden përpara inaugurimit. Në javën e tij të fundit në detyrë, Trump u ngujua në Shtëpinë e Bardhë, i zemëruar pas protestës së dhunshme nga mbështetësit e tij në Kapitol që la pesë persona të vdekur, përfshirë një oficer të Policisë së Kapitolit.

Dhuna, e cila pasoi një tubim në të cilin Trump përsëriti akuzat e pavërtetuara për manipulim të zgjedhjeve, ka lënë në hije çdo përpjekje për të nënvizuar trashëgiminë e presidentit në ditët e tij të fundit në detyrë.

Në fjalimin e regjistruar më parë, Presidenti republikan përpoq të nxirrte në pah aspektet e presidencës së tij me të cilat ai ishte krenar. Ai vuri në dukje marrëveshjet e paqes në Lindjen e Mesme, të ndërmjetësuara nga administrata e tij dhe lavdëroi agjendën e tij të politikës së jashtme.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel