​Facebook informacione FBI-së mbi protestuesit në Capitol Hill

24/01/2021 05:15

Facebook po i siguron FBI-së të dhënat e përdoruesve që morën pjesë në sulmin në Capitol Hill, përfshirë mesazhet e tyre private, pas apelimit të disa ligjvënësve, raportoi faqja e internetit e ”Forbes”.

Pas sulmit të 6 janarit, numuri dy i Facebook, Sheryl Sandberg theksoi që protestat ishin kryesisht të organizuara në media më të vogla sociale. Më vonë, ai u kritikua ashpër pasi u vërtetua se shumë grupe dhe llogari të shumta publike dhe private të Facebook ishin përdorur gjithashtu për të organizuar protestën.

Identifikimi dhe ndalimi i platformave teknologjike për protestuesit e Capitol Hill ka hapur një debat të madh, në SHBA dhe në të gjithë botën, mbi fuqinë e kompanive të mëdha të teknologjisë.

Lidhur me ndalimin e profilit të Trump për një kohë të pacaktuar, Facebook i ka besuar shqyrtimin e çështjes Bordit Mbikëqyrës, një organ i pavarur mbikëqyrës mbi përmbajtjen e platformës.

Top Channel