“Shiko Kush LUAN”/ Ja personazhi i njohur që kanë patur fantazi seksuale Rudina Hajdari, Zaimina Vasjari dhe Florjan Binaj

23/01/2021 21:19

Mbrëmja e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën ka nisur plot argëtim dhe energji.

Dy skuadrat blu dhe kuqe u vendosën para lojës së gjetjes së shkronjave në skenë. Cila skuadër do të gjente më shumë shkronja të “Shiko Kush LUAN” do të fitonte, ndërsa skuadra që do të humbte duhet t’i përgjigjej pyetjes pikante.

Skudra humbëse ishte skuadra e kuqe dhe kështu ata duhet të zbulonin se me cilin personazh publik kanë patur fantazinë më të çmendur seksuale.

Kapiteni Florjan Binaj u përgjigj se ka parë në ëndërr Kim Kardashian dhe me shaka tha se kjo ishte arsyeja e ndarjes së Kim dhe Kanye, Rudina  Hajdari u përgjigj duke thënë emrin e Brad Pitt, Zaimina Vasjari tha “Jason i “Transportuesi” pasi ka ngjashmëri me bashkëshortin e saj, Endrit Mërtiri tha emrin e Britney Spears ndërsa Alesia Noka tha Johnny Depp.

Top Channel