“Shiko Kush LUAN”/ Ermal Mamaqi i bën ofertë “live” në emision Luana Vjollcës për të qenë protagonistja e filmit të ri!

23/01/2021 22:49

Ermal Mamaqi ishte i ftuari i autores dhe moderatores Luana Vjollca mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN”.

Mamaqi u bë pjesë e sfidës “Ndaje ose Haje” ku zbuloi dhe konfirmoi për shikuesit e “Shiko Kush LUAN” se do të ketë një film të tretë dhe ka një emër të protagonistes që do të luajë në filmin e tij të ardhshëm.

“Personazhi i ri që pritet që të shpërthejë në kinematografi është Luana Vjollca!”, u shpreh Ermali teksa iu drejtua autores së “Shiko Kush LUAN” kështu:”Ti ndoshta nuk e di, por ti do të jesh në filmin tim të ardhshëm.”

Luana: E ke seriozisht? Unë s’di gjë për këtë.

Ermali: Është vendosur!

Luana: Pra, ti sapo më bëre një ofertë “live” mua sonte?

Ermali: Unë e hodha njëherë grepin!

Top Channel