Protesta në temperatura -15C në Rusi/ Policia dhunon protestuesit, më shumë se 2 mijë të arrestuar

23/01/2021 19:13

Policia ruse ka arrestuar më shumë se 2,000 njerëz gjatë protestave në të gjithë vendin në mbështetje të liderit të burgosur të opozitës Alexei Navalny

Dhjetëra mijëra njerëz kundërshtuan policinë, për t’u bashkuar me tubimet, një shfaqje e madhe e pakënaqësisë kundër Presidentit Vladimir Putin.

Në Moskë, policia u pa duke rrahur dhe tërhequr zvarrë protestuesit.

Navalny, kritiku më i fortë i Putin, bëri thirrje për protesta pas arrestimit të tij fundjavën e kaluar.

Protesta në temperatura -15C në Rusi, policia dhunon protestuesit,

Ai u arrestua në 17 Janar pasi u rikthye në Moskë nga Berlini, ku ai ishte duke u rikuperuar nga një helmim thuajse fatal në Rusi gushtin e kaluar.

Top Channel