Mustafa – Osmanit: E turpshme që presidentja të kërcënojë institucionet e pavarura

23/01/2021 20:54

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas adresimit të sotëm të Vjosa Osmani për KQZ-në.

Mustafa ka thënë se, Osmani flet se ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit që ushtron.

Ai thekson se Presidentja është pritur të mbrojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura.

Sipas tij, Osmani në petkun e ushtrues detyre e Presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saje të reja partiake në LVV.

“Është e palejueshme dhe e turpshme që ud Presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura”, ka thënë Mustafa.

“Kjo çfarë paralajmëron ud Presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës”, shkroi ai.

Në fund shtoi se me këtë sjellje, Osmani nuk meriton as një orë të jetë në Presidencë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA