Lumi dhe “Salillari” rrëmbejnë tokat/ Banorët fajësojnë  kompaninë: Merr inertet, devijoi lumin Mat

23/01/2021 16:01

Në fshatin Skuraj te Kurbinit në afërsi të lumit Mat ku lumi ka marrë me vete dhjetra ha tokë bujqësore  kjo si pasojë e gërryerjeve që po bën firma Salillari duke marrë inerte në lumë.

Agustin Kulla është banori i këtij fshati. Toka e tij, pjesa më e madhe është gërrryer nga lumi dhe kjo pasi prej më shumë se dy vitesh po gërryejne shtratin e lumit dhe kanë devijuar edhe lumin

Eskavatorët nuk pushojnë as ditën dhe as natën, tregon Pashuk Malsh. Institucionet dhe qeveria edhe pse jemi ankuar vazhdimisht vijojnë që të heshtin.

“Banorët e zonës kërkojnë për tokat e tyre një argjinatur në të kundërt tokat do të gërryhen të gjitha dhe lumi do të shkojë deri në rrugën kryesore”, thotë Pashuk Malshi.

“Lumi Mat e pikërisht vendi ku firma Salillari gërmon për inerte është zonë turistike dhe veprimet e firmës, përpos dëmit ekologjik dhe ekonomik po shkakton dhe një dëm të pa riparueshëm në turizëm”, shton Alfred Malshi.

Top Channel