Kourtney Kardashian ‘zhvishet’ pranë pishinës teksa bën plazh me Travis Barker në Palm Springs

23/01/2021 21:48

Kourtney Kardashian përsëri ka lënë pak për imagjinatën teksa shfaq ‘asetet’ e saj në një foto të re ‘të bëshme’, teksa qëndronte ulur pranë pishinës në fundjavën e Kalifornisë.

41-vjeçarja milionere, e famshme nga programi ‘reality TV’ po shijonte ajrin e freskët dhe diellin, teksa modelonte një bikini ngjyrë bezhë, të dizenjuar nga kompania e motrës së saj Kim Kardashian, SKIMS.

Imazhi i shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, tregonte Kourtney me një buzëqeshje të butë, një palë syze dielli portokalli dhe flokët e lagura të kaluara prapa.

Imazhi vjen nga shtëpia $12 milionëshe në Palm Springs e nënës së saj Kris Jenner, e cila ka shtatë dhoma gjumi dhe ndodhet në zonën ekskluzive të Madison Club. Kourtney duket se shoqërohet me muzikantin e grupit Blink 182’s Travis Barker, i cili është një mik, i vjetër i saj.

Edhe ai kishte postuar një imazh të pishinës gjigande të shtëpisë së Jenner, me sfondin e mrekullueshëm të maleve nga prapa.

Kourtney i ka blerë vajzës së tij Alabama, një çantë të rrallë $795 Prada, e njëjtë me atë që ajo i dhuroi motrës Khloe [Kardashian] për Krishtlindje.’
Vajza e Travis është 15 vjeçe.
Barker ka gjithashtu një djalë 17-vjeçar nga ish-gruaja Shanna Moakler, me të cilën është ndarë në 2008.
Ndërsa Kourtney bashkëprindëron tre fëmijët e saj Mason, 11, Penelope, dhe vajzen gjashte vjeçe me ish-in Scott Disick.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel