Vdekjet në kamionin në Essex: Dy krerë të bandës të burgosur për 27 dhe 20 vite

22/01/2021 16:49
Gheorghe Nica dhe Ronan Hughes u burgosën për një total prej 47 vjetësh, ndërsa Eamonn Harrison u dënua me 18 vjet

Dy “kokat” e bandës përgjegjëse për vdekjen e 39 Vietnamezëve në një rimorkio të mbyllur kanë marrë dënime me burg prej 27 dhe 20 vjet.

Ronan Hughes, 41 vjeç, i cili drejtoi një kompani transporti dhe organizoi kamionë dhe shoferë për të transportuar migrantët, u dënua me 20 vjet në Old Bailey të Premten.

Ai u deklarua fajtor vitin e kaluar për 39 akuza për vrasje me dashje dhe komplot për të sjellë njerëz në vend në mënyrë të paligjshme.

Bashkëpërgjegjësi i tij Gheorghe Nica, 43 vjeç, një mekanik rumun i kamionëve që ndihmoi në koordinimin e transportit të migrantëve dhe i cili u shpall fajtor vitin e kaluar u dënua me 27 vjet burg.

Maurice Robinson, 26 vjeç, shoferi i kamionit nga Irlanda e Veriut gjithashtu u deklarua fajtor dhe u dënua me 13 vjet e katër muaj.

Trupat e emigrantëve – 28 burra, tetë gra dhe tre fëmijë, u gjeten të pajetë brenda rimorkios të mbyllur.

Viktimat u mbytën teksa traileri u kthye në një ferr për ta. Banda “e paskrupullt” e trafikantëve, vetëm atë muaj pretendonte të mbërrinte fitime prej 1 milionë paundësh në muaj, duke u ofruar një të ashtuquajtur shërbim “VIP” për emigrantët vietnamezë.

Top Channel