Ekskluzive/ Maran hap listën e madhe, rreth 50 ftesa për Kombëtaren, mes tyre 3 lojtarë të Dinamo City 15/09 07:30
Mauricio Pochettino mori fitoren e 3-të radhazi në stolin e PSG me kampionët e Francës që ruajtën kryesimin edhe pas javës së 21-të.
PSG mposhti 4-0 në Parc des Princes Montpellier në një ndeshje që u ndikua shumë nga dalja me karton të kuq e portierit të miqëve Omlin pas 19 minutash lojë për një ndërhyrje të rëndë ndaj Mbappe.
Ishte pikërisht ylli francez ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 34-t, ndërsa në pjesën e dytë shënuan me radhë Neymar, Icardi dhe sërish Mbappe për të fiksuar rezultatin përfundimtar të kësaj sfide në 4-0.
Me këtë sukses skuadra e Pochettinos u ngjit në kuotën e 45 pikëve dhe kryeson me 3 pikë më shumë se Lille që nuk e ka luajtur sfidën e saj të javës së 21-të.
Top Channel